Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon kapacitetet për reagim adekuat në përçarjen e grupeve të organizuara kriminale, përmirësimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar me theks të veçantë në vendet fqinje përmes lidhjes së marrëveshjeve për realizimin e hetimeve për kontrabandën e emigrantëve. Këtë e ka potencuar MPB-së, Oliver Spasovski, në Portorozh të Sllovenisë, në takimin e 11-të joformal në kuadër të procesit të Brdo-së. Duke theksuar rëndësinë e Bashkësisë ndërkombëtare në përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Spasovski tha se Maqedonia e Veriut dhe rajoni kanë menaxhuar me sukses migracionin.
“Është koha të themi se kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë rajonit janë të kontrolluar dhe është arritur sukses i madh në menaxhimin e migracionit. E mbështesim edhe propozimin për përfshirjen e autoriteteve të tjera kompetente, gjegjësisht prokurorisë publike, e cila si institucion ka një rëndësi të madhe në shkëmbimin e përvojave, duke pasur parasysh se prokurori publik mund të kontribuojë dukshëm në thellimin e bashkëpunimin e ndërsjellë operativ dhe për efektivitetin e hetimeve që po i bëjmë dhe jo vetëm në fushën e kontrabandimit të emigrantëve.”, – deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Lidhur me përdorimin e mjeteve të dedikuara analitike, Spasovski me vlerësimin se veç më po promovohet qasja e integruar e shkëmbimit të të dhënave ndërinstitucionale, prandaj dhe mbështet vendimin për shfrytëzimin e platformës Share Point. Ai tha se bashkëpunimi me ekspertët sllovenë thellohet, ndërsa ekspertiza dhe përvoja e tyre ndikon në përmirësimin e kapacitetit ekzistues për kryerjen e hetimeve dhe shkëmbimin e sigurt të të dhënave ndërmjet shërbimeve kombëtare, identifikimin më të shpejtë të kontrabandistëve të emigrantëve dhe zbulimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale.