Viti 2022 i suksesshëm në luftën kundër tregtisë ilegale të drogës, janë sekuestruar mbi 2.4 ton drogë, e cila në tregun e zi do të kapte vlerën e përgjithshme prej gjashtë milionë eurosh, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook. .
Mes drogave të sekuestruara janë marihuana, heroina, kokaina, amfetamina dhe hashashi. U shtypën 12 grupe të organizuara kriminale të përbëra nga 51 anëtarë. Janë zbuluar mbi 700 krime, ka shkruar Spasovski, për të cilat janë raportuar mbi 800 autorë.
– Këtu janë edhe sekuestrimi i 20 tonëve prekursorë të ndryshëm, me qëllim prodhimin e mëtejshëm të drogave sintetike. Vlen të përmendet sekuestrimi i një ton prekursorë në aeroportin e Shkupit nga i cili mund të prodhohej amfetaminë në vlerë prej më shumë se 50 milionë eurosh, njoftoi ministri i Brendshëm në Facebook.
Në të njëjtën kohë, në fushën e tregtisë ilegale të drogës, informoi Spasovski, në vitin 2022 është bërë asgjësimi më i madh i drogës së konfiskuar, gjithsej 10 tonë drogë.
“Ne vazhdojmë me intensitet të pazbutur edhe në vitin 2023, tha ministri Spasovski përmes Facebookut.