Gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën) për të gjithë qytetarët ndalohet lëvizja prej orës 16 deri në orën 5 ditën e ardhshme. Vendimin e solli Qeveria, ndërsa në Fejsbuk e kumtoi kryeministri, Oliver Spasovski.
“Qeveria sot solli vendim për restriksion plotësues të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të popullatës dhe përhapjes së koronavirusit”, publikoi Spasovski.
Në fuqi mbeten edhe të gjitha ndalesat e sjella paraprakisht.
Nga 22 marsi është vendosur orë policore e cila zgjat nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Më të moshuarit se 65-vjeç mund të lëvizin jashtë vetëm prej orës 5 deri në orën 11, ndërsa të rinjve deri në 18 vjeç u lejohet prej orës 12 deri në orën 21.