Primare për çdo shoqëri demokratike është edhe mos-pengesa e mediumeve, për fat të keq këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të sulmeve dhe shtypjeve të mëdha ndaj gazetarëve. Nuk ka asnjë arsyetim për sulme të këtilla, qëndrimi i Qeverisë është i qartë, zero tolerancë për secilin tentim për prishjen e lirisë së shprehjes, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në punëtorinë e mbajtur sot, për siguri të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Secili sulm ndaj gazetarëve do të jetë rreptësisht i sanksionuar. Nga qershori i vitit 2017 sot kemi 12 raste në të cilën është rrezikuar siguria e gazetarëve dhe të gjitha janë pastruar nga ana e MPB-së”, deklaroi Spasovski.
Spasovski gjithashtu theksoi se Ministra e Punëve të Brendshme do të siguroj kushte maksimale që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa pengesa. Në këto punëtori, personat drejtues në Sektorin e Punëve të Brendshme me gazetarët analizojnë se si të tejkalohen problemet me komunikim mes policisë dhe gazetarëve me qëllim që të mos ketë probleme si ato nga e kaluara. Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka nënshkruar memorandum me Shoqatën e Gazetarëve në Maqedoni me qëllim për sigurinë e gazetarëve.