Në përgjithësi, krimi në Maqedoni ka një rënie, por për 111 për qind kemi rritje të veprave penale “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Prilep, ku vlerësoi gjendjen e sigurisë si të qëndrueshme, përcjell FLAKA.
“Gjendja e sigurisë në Prilep dhe në rajon është e qëndrueshme. Kemi një rënie në krim në të gjithë vendin, që do të thotë se veprimet operacionale të policisë janë efektive, por rritja është e dukshme për 111 për qind të krimeve “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritet” në tërë territorin e Maqedonisë. Të gjithë zyrtarët në vend duhet të mendohen për këtë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë sepse bëhet fjalë për një çështje për qytetarët”, tha Spasovski. FLAKA