Marrëveshja e Prespës i dha fund problemit tredekadësh me Greqinë dhe i vendosi themelet për ardhmërinë tonë më të mirë dhe më të dëshiruar që nga pavarësia e vendit – anëtarësim në NATO dhe përshpejtim të integrimit të vendit në BE, tha kryeministri Oliver Spasovski, sot në shënimin e dyvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes.
“Sot bëhen dy vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes të Prespës. Me fqiun tonë Greqinë kemi arritur zgjidhje për çështjen e hapur pothuaj tredekadëshe dhe janë vendosur themelet për ardhmërinë tonë më të mirë dhe më të dëshiruar që nga pavarësia e vendit. Marrëveshja nga Prespa është fitore e madhe e diplomacisë dhe e Maqedonisë së Veriut, pasi u hap dhe u përshpejtua rruga e aspiratave tona euro-atëantike. Vendi i ynë u bë anëtari NATO-s, ndërsa BE-ja, edhe në kushte të pandemisë Kovid-19, e përgatit kornizën negocuese për anëtarësimin tonë në BE”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.
Arritëm, shtoi ai, zgjidhje historike për afirmimin ndërkombëtar të synimeve tona dhe për realizimin e qëllimeve tona strategjike. Të jemi pjesë e familjes së shteteve me zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe prosperitet, me identitet të konfirmuar maqedonas.
“Gjuha maqedonase ose populli maqedonas më nuk janë të kontestueshëm para asnjë formi ose ngjarje ndërkombëtare. Me Greqinë i kemi hapur faqet e miqësisë. Hapërojmë në rrugë si partnerë në dy organizatat më të fuqishme dhe me ndikim më të madh. E rënuam murin që na ndante dhe kemi ngritur miqësi mes dy vendeve dhe dy popujve, miqësi të cilën si aletatë do ta ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë”, shkruan Spasovski në Fejsbuk.



