Pasqyra e krijuar në opinion se disa persona janë të privilegjuar, se ligji për ata nuk vlen ashtu siç vlen për qytetarët e zakonshëm, do të ndryshojë.
Ministri i Punëve të Brenshme Oliver Spasovski, tha se së shpejti nën llupën e ministrisë që ai drejton do të jenë të gjitha institucionet dhe të gjitha veturat që shfrytëzojnë fleshera, sirena, të cilat nuk kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë, pasi ligji nuk vlen vetëm për disa qytetarë, por për të gjithë.
“Të privilegjuar që keqpërdorin sirena rrotulluese dhe drita që të kalojnë në pikëpagesat rrugore, do të jenë nën vëzhgimin tonë. Këtu parashtrohet pyetja se përse është ai i privilegjuar dhe jo qytetari i Republikës së Maqedonisë?! Ju e dini se ky është system, ne dëshirojmë ta kthejmë sistemin duke e ndërtuar nga themelet, e paralelisht me të kemi zhvillim të vetëdijes së qytetarëve dhe bashkërisht të kontribuojmë në siguri më të lartë.
I pari i policisë, në emisionin “ Pa teklif” që transmetohet në Almakos, tha se kjo ministri ka informacione për kundravajtje të shumëta në komunikacion duke përfshirë edhe kryeqytetin, por se mungesa e policëve pamundëson që kontrrolle të zhvillohen njëkohësisht në disa lokacione.
“ Mungesa e policëve në Shkup na krijon problem që ta përfshijmë Shkupin në çdo vend dhe çdo kohë me polic. Pajtohem plotësisht që edhe në qendër të qytetit kemi shkelje të shumëta, shumë kalime në të kuqe, mosrespektim të vijave të bardha, ndërsa nga ana tjetër kemi edhe këmbësorë që gjithashtu i shkelin rregullat.”
Gjendja e pasqyruar më sipër si mos respektimi i vijave të bardha, përdorimi i celularit gjatë vozitjes, vozitja në gjendje të dehur, mos respektimi i shpejtësisë, sjell edhe aksidente të shumëta.
Në Maqedoni sipas të dhënave zyrtare, jetën në aksidente në komunikacion e humbin rreth 160 persona,ndërsa 6000 mijë të tjerë lëndohen.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski