Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e referendumit deklaroi se policia e vendit është në krye të detyrës për të mundësuar ambient demokratik zgjedhor. Spasovski tërhoqi vërejtjen se do të sanksionohet çdo përpjekje për të penguar të drejtën për të votuar. Po ashtu MPB do të dënojë edhe për aktivitete në internet që kanë të bëjnë me ndalimin e të drejtës së votës. Ai gjithashtu rikujtoi se e drejta për të votuar është e paprekshme duke theksuar se fshehtësia e votës është e garantuar.
Policia është në detyrë që t’u mundësojë ambient demokratik të votimit dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve. Maqedonia është një vend i lirë demokratik me sjellje evropiane. Çdo lloj presioni, kërcënimi apo shantazhi gjatë votimit do të parandalohet dhe sanksionohet në përputhje me ligjet. Kjo vlen edhe për aktivitetet në internet. Çdo tentim për të penguar të drejtën e votës do të sanksionohet”- theksoi Oliver Spasovski,ministër i Brendshëm.