Policia është në krye të detyrës që të mundësojë ambient demokratik votues dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve, fshehtësia e votës është e garantuar, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën për shtyp pas vizitës së sotme në SPB Shtip dhe në vetëqeverisjen lokale.
Ai i informoi mediat se në takimin me udhëheqësinë e SPB Shtip është biseduar për referendumin vijues të dielën dhe masat të cilat MPB i ndërmerr që gjithçka të kalojë në rendin më të mirë gjegjësisht të mundësojë shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve.
Në pajtueshmëri me ligjet, tha, çdo lloj presioni, kanosje ose shantazhi gjatë aktit të votimit do të pengohet dhe sanksionohet.
“Çdo tentim për pengim të realizimit të së drejtës së votës do të sanksionohet”, tha Spasovski, duke shtuar se e drejta e votës është e pacenueshme dhe se askush nuk guxon ta rrezikojë.
Në takimin në SPB Shtip është biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në këtë rajon dhe është konstatuar se ajo është stabile dhe po vërehet përmirësim në punë.
Në tre muajt e fundit ka rritje të aktivitetit zbulues në sferën e krimit ekonomik, tregtisë së palejuar me drogë dhe sfera të tjera. Është biseduar edhe për gjendjet në komunikacion dhe masat dhe aktivitetet që ndërmerren përmes kontrolleve të vazhdueshme të aksioneve për sanksionim të kundërvajtjeve në komunikacion, por edhe aktivitetet parandaluese me qëllim të ngritjes së vetëdijes për respektim të rregullave në komunikacion.
Në takimin me kryetarin e komunës së Shtipit Bllagoj Boçvarski është konstatuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis MPB-së dhe komunës së Shtipit, ndërsa është biseduar edhe për avancim plotësues të këtij bashkëpunimi, posaçërisht në pjesën e komunikacionit dhe tanimë janë detajizuar edhe aktivitete konkrete.
Data 06.05.2024
Aktuale
- Zbulohet ‘tradhtia’ që Xhensila ia bëri Besit, Roberti tregon detajet
- Kasami i reagon Frontit: Vota për hajdutët nuk llogaritet si votë shqiptare, kjo ju djeg!
- Nuk përmbahet Nora Istrefi, i bën vetës video duke ‘dridhur’ belin në dhomë të hotelit
- Vitet kanë lënë shenja në fytyrën e saj, kështu duke pa pikë grimi Anita Haradinaj
- Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
- Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: Partia e Lirisë duhet t’i dalë për zot vendit, 5 prioritete për atdheun
- Ilir Meta: Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Sarandës, i përjetshëm kujtimi i firmëtarit të parë të LSI
- Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre