Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar zhvillime të reja në politikën ruse dhe ndikimin e tyre në rajon. Sipas tij, Serbia gjendet para një dileme të madhe: të qëndrojë me Moskën apo të orientohet drejt Uashingtonit.
Ngjela thekson se presioni amerikan mbi Beogradin lidhet drejtpërdrejt me njohjen e pavarësisë së Kosovës, çështje që sipas tij mbetet frika më e madhe e Serbisë.
Ai shton se deklaratat e fundit të Moskës tregojnë shqetësim për këtë drejtim të mundshëm, ndërsa politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë moment në interes të saj.
Shkrimi pa ndërhyrje i Ngjelës:
Po priten ngjarje në politikën e Rusisë. Gjithçka vjen nga konflikti ekonomik e politik midis Moskës dhe Bashkimit Evropian.
Dhe kjo është arsyeja që Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka paralajmëruar me retorikë të drejtpërdrejtë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç;
Dy janë rrugët e Vuçiç: me Moskën apo me Uashingtonin?
Por sigurisht që kuptohet se Serbia e ka shumë të vështirë që të shkëputet nga Moska. Kjo sepse e gjithë historia e Serbisë s’është gjë tjetër veç gjykimit absolut që: Serbia historikisht është një krijesë e shëmtuar e Rusisë.
Dhe këtë shëmtim politik të Serbisë, më.shumë nga të gjithë e ka ndierë Shqipëria dhe Kosova.
Por kohët duket sikur po ndryshojnë, sepse politika amerikanë gjatë këtij muaji u rikthye sërish te politika e fortë, edhe me më shumë nteres, për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Dhe kjo së brendshmi në politikën ruse ka sjellë shqetësim, i cili u duk te paralajmërimi që Moska bëri në një formë të re retorike, kur deklaroi:
“Një politikan serb që do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe do të njihte pavarësinë e Kosovës; nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë”.
Kjo deklaratë, pa një adresë të qartë, duket se është një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj lidershipit serb. Domethënë se, në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, mund të priten ndryshime.
Një politikan serb që do t’i vendoste sanksione Rusisë dhe do të njihte pavarësinë e Kosovës; nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte në krye të Serbisë”.
Kjo deklaratë, pa një adresë të qartë, duket se është një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj lidershipit serb. Domethënë se, në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, mund të priten ndryshime.
Të shohim.
Por, na duhet të theksojmë se: e gjithë kjo situate politike kuptohet që ka ardhur nga presioni politik amerikan që politika e Serbisë po ndien në lidhje me njohjen e shtetit të Kosovës.
Po politika serbe a mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës?
Pyetja që i ngrihet në një formë te veçantë politike Serbisë është kjo: Në lidhje me zhvillimin tuaj kombëtar ju, më kë do të jeni: me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Rusinë?
Të shohim!
Por është pikërisht përmbajtja e kësaj pyetjeje e cila do të vendosë në lidhje me zhvillimi perëndimor të Serbisë.
Po ku qëndron frika e Serbisë sot?
Frika e Serbisë sot është e përqendruar te Kosova. Dhe ne shqiptarët duhet të jemi të qartë që çështja e Kosovës është ende një çështje e karakterit të theksuar botëror, sepse ndërkohë ajo ka hyrë fort në raportin politik konfliktual midis Rusisë dhe Perëndimit.
Por, a do të dijë politika shqiptare, e cila është sot një aleate cilësore me politikën amerikane; që ta shfrytëzojë në intetes të saj këtë konflikt me karakter botëror?