SPAK ka vendosur të shtyjë afatin për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) deri të martën, më 24 qershor, për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt nga pjesa më e madhe e kandidatëve.
Nga 13 kandidatë që kanë shprehur interesin, vetëm 2 prej tyre kanë dorëzuar të plotë dokumentet e nevojshme për të kaluar në fazën e parë të përzgjedhjes.
Ndër emrat më të njohur që garojnë për këtë post janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.