Pasditen e sotme, në Kinematekën e Maqedonisë, kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, zhvilloi një takim me qytetarët së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kandidatin për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Në këtë takim, Lukrovski theksoi se qytetarët kanë shprehur mbështetje të sinqertë për ndryshimin dhe për një Karposh të ri.
“Po përfundon koha e politikave të dëmshme dhe e planeve kriminale urbanistike në Karposh. Është koha për një fillim të ri, një koncept dhe vizion të ri për komunën tonë – në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së fëmijëve tanë,” deklaroi Lukrovski.
Ai shtoi se bashkë me qytetarët dhe me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, Karposhi do të kthehet në një komunë që punon për njerëzit dhe jo për interesat private.
https://www.facebook.com/share/p/17fnxfxQVB/


