Në Gjykatën Penale sot priten fjalët përfundimtare në rastin ‘Tenk’ ku i akuzuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, transmeton Almakos.
Pritet sjellja e vendimit që do të jetë vendimi i parë për Gruevskin nga 5 aktakuzat që janë ngritur nga Prokuroria Speciale Publike.
Në këtë rast është e akuzuar edhe ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.
Rasti ka të bëje më mënyrën kontestuese të furnizimit me veturën Mercedes. Në seancën e fundit, gjykatësja Dobrila Kacarska i porositi avokatët që t`i përgatisin fjalët përfundimtare./Almakos/