Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot në kongresin e jashtëzakonshëm në Ohër duhet ta zgjedhë kryetarin e ri. U.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski është kandidat i vetëm për liderë të ardhshëm të LSM-së.
Vendimi, që Dimovski të jetë kandidat për kryetar LSM-së, paraprakisht kaloi në seancat e Këshillit dhe Kryesisë së LSM. Krahas Dimovskit, kandidatura për lëider sindikal kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski.
Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidim. Presidenti i OJSHQM Grujovski pohon se i plotëson kushtet dhe thekson se ka mbështetje nga gjashtë, e jo nga pesë degë sindikale. Është e pasigurt nëse sindikatat që e mbështesin Grujovskin do të marrin pjesë në kongres.