Pas raundit të ri të bisedimeve për emrin mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, sot (e mërkurë) në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror do te mbahet takimi i pare dhe i drejtpërdrejtë mes dy kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Pavarësisht se akoma nuk është arritur konsensus i brendshëm nacional as në Greqi, takimi mes dy kryeministrave pritet me optimizëm të matur nga të dyja Qeveritë. Në takim, kryeministrat do të diskutojnë për emrat e vendosur në tryezë, për disponimin e palëve rreth zgjidhjes, si dhe vazhdën e punës që do të zhvillojnë grupet e punës, të kryesuara nga vetë ministrat respektivë të jashtëm. Emrat që përfliten nga media greke dhe vendore janë Gorna Makedonija, Nova Makedonija, Severna Makedonija, Vardarska Makedonia, Republika Makedonija (Skopje), por që të gjitha të lexohen në maqedonisht dhe të shkruara në alfabetin latin.
Pas protestës masive në Selanik, një protestë tjetër është paralajmëruar për më 4 shkurt në Athinë. Organizatat e ndryshme joqeveritare përmes rrjeteve sociale po mobilizojnë popullin grek për t’u bashkëngjitur në qendër të Athinës në kuadër të kampanjës “Maqedoni është Greqia”. Negociatat për emrin nga niveli i negociatorëve, pritet që të kalojë në atë të ministrave të jashtëm. Kështu, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic takimin e ardhshëm do ta realizojë me shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas./Almakos

