Pas tre viteve vonesë prej fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov informoi se tenderi është shpallur dhe sot do të mbahet shpallje publike e ofertave. Todorov dje tha se, mbi 20 kompani vendore dhe të huaja kanë treguar interes dhe kanë përgatitur dokumentetet.
“Afati për dorëzimin e ofertave është deri nesër në orën 12, ndërsa hapja do të bëhet nesër në orën 14 dhe pastaj do të pasojë periudha e vlerësimit”, tha Nikolla Todorov.
Ky informacion vjen saktë pas tre viteve, kur më 2 janar në vitin 2014, ai së bashku me ish kryeministrin Nikolla Gruevski shpallën investimin më të madh dhe thanë se deri në fillim të janarit në vitin 2017 do të jetë gati.
Por prej atëherë nuk janë parë as punëtorë dhe as që janë dëgjuar zhurma të punimit, dhe për gjatë këtyre tri viteve në vendin që duhet të ndërtohet objekt me vlerë 70 milionë euro, është vetëm gropë e madhe.
Data 20.03.2026
Aktuale
- Raportohet se është arrestuar një drejtor në RMV në momentin kur ishte duke marrë 50 mijë euro ryshfet
- BDI: Bexheti u përball me gjuhë fyese në Kuvend, Gashi nuk ndërhyri – të japë dorëheqje
- Kush humb dhe kush fiton me luftën në Iran? Ja çfarë thotë profesori Mevludin Ibishi
- MPB sonte arrestoi një drejtor aktual, i kapur duke marrë ryshfet – përfundoi me pranga
- Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit të BE-së
- Pasuria e ministrit Petrit Malaj në hetim?! Vetting tregon manovrat e fshehjes së aksioneve të çiftit Erilinda Lala dhe Taulant Gordoli! Dalin në skenë dy firma të reja
- Ibishi: Nga realizmi defanziv në realizëm ofenziv, bota në ndryshim të rrezikshëm
- Sulejmani: Jemi në një fazë kaosi pa rregulla globale

