Dita Ndërkombëtare e Romëve – 8 Prilli, ditë kur festohen historia dhe vlerat kulturore të popullatës rome, sipas traditës së krijuar, në Manastir do të shënohet me hepening i cili në mesditë do të mbahet në sheshin “Magnolia”.
Në prag të ngjarjes së mesditës, kryetari i Shoqatës të romëve “Ylli rom”- Manastir, Xhevdet Xhelalovski paralajmëroi se do të ketë program të pasur muzikor.
Me rastin e Ditës së romëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje organizoi “Zyra të hapura” për qytetarët që jetojnë në lagjet rome.
Ministria e Punës, siç kumton, këtë praktik planifikon ta vazhdojë edhe në të ardhmen