05 June
Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit dhe u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.
Ndërkohë zyra e UN Environment në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë dhe Qendrën për edukim dhe zhvillim nga Tetova do ta shënojnë Ditën botërore të mjedisit jetësor me një sërë aktivitetesh në Tetovë dhe Shkup.