Prokuroria Speciale Publike, në Gjykatën Penale ka caktuar senacë gjyqësore për tre lëndë, ”Dhuna në Qendër”, ”Shënjestra” dhe ”Fortesa”.
Në lëndën e PSP-së për shuplakat e porositura ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër Andrej Zhernovski, i akuzuar kryesor është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova si dhe 12 persona të tjerë.
Dy lëndët tjera ”Shënjestra” dhe ”Fortesa” kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara dhe shkatërrimin e materialeve të përgjuara, ku të akuzuar kryesor janë ish shefi i Drejotrisë së Pestë të MPB-së Goran Grujevski dhe ish i punsuari i DSK-së Nikolla Boshnjakovski të cilët pas arratisë nga Maqedonia gjenden në paraburgim në Greqi. Në këto dy lëndë të përfshirë janë gjithashtu dhe ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.
Deri në fund të javës PSP ka caktuar seanca të reja për lëndët ‘’Trista’’, ‘’Trezor’’, ‘’Trust’’, ‘’Tarifa’’, ‘’Total’’ dhe ‘’Toplik’’./Almakos