Sot është planifikuar të mbahet seanca në Gjykatën Themelore Shkupi 2, ku shqyrtohet padia e për shpifje dhe ofendim e bërë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kundër ish-agjentit Sllobodan Bogoevski.
Në seancën e sotme duhet të dëgjohet noteri Sasho Klisarovski, para të cilit Bogoevski ka dhënë deklaratë.
Në seancën e kaluar, gjykatësi Nuhi Rustemi e ka dëgjuara avokaten Biljana Panovam si asisten i Komisionit amerikan për letra me vlerë, para së cilës ka dëshmuar Bogoevski.
Kjo padi është ngritur pas padisë fillesatare në Gjykatën në New York, ku Bogoevski pretendon se Ahmeti dhe Xhaferi kanë marrë mito në rastin e privatizimit të “Maxharr Telekomit”. /SHENJA/

