Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin përçues elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komuna e Butelit, Ilindenit, Qendrës dhe Studeniçanit.
Prej orës 7:50 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga Vizbegu komuna e Butelit, prej orës 8:00 deri në orën 10:00 firmat Gama Invest, Rio Kafe dhe Deni Internacional në komunën e Ilindenit, prej orës 9:00 deri në orën 14:00 objektet në afërsi të “Guacës” në Parkun e Qytetit, terreni i tenisit “Jug” dhe “Ezerce” në komunën Qendër dhe prej orës 8:30 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugës 3 nga fshati Studeniçan.