25 Dhjetor 2018 / 8:09
Komisioni Parlamentar për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat organizon një debat publik mbi temën “Mbështetja e zbatimit të politikave sociale, masave dhe buxhetit për fëmijët me një prind”.
Dëgjimi publik organizohet në bashkëpunim me Klubin e Anëtarëve të Parlamentit dhe iniciohet nga Organizata Civile për Gjenerim të Vetëm “Mundet edhe një” nga Shkupi.
Përveç anëtarëve të Komisionit Parlamentar, në debatin publik pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qendrës për Punë Sociale, Agjencisë për Punësim, Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit, koordinatorëve për mundësi të barabarta të ministrive, kryetarëve të komunave dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Loading…


