Sot, në Kuvendin e Maqedonisë, seancë do të mbajë Komisioni për sitem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike në vend.
Në rend dite është Propozim-vendimi për miratimin e akteve të përgjithshme për Avokatin e Popullit dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për nivelin e sigurimit të respektimit, përparimit dhe mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2016.