2 Nëntor 2018 / 10:16
Marrëveshja e Prespës solli formimin Komitetit Interdisiplinar të Përbashkët të Ekspertëve (KIPE) për çështje historike, arkeologjie dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Revidimi i teksteve historike dhe gjeografike të librave shkollorë në Maqedoni do të jetë roli I Komitetit.
Ky komitet ka në përbërje dy komisione, njëri me historianë nga Maqedonia dhe tjetri me historianë nga Greqia.
Komisioni nga Maqedonia ka një përbërje 6 maqedonas, dhe një shqiptar: Dalibor Jovanovski, Nikos Çausidis, Ludmill Spasov, Ana Çupevska Stanishkovska, Fehari Ramadani dhe Kica Kollbe.
Kryetari i komisionit të Maqedonisë është Viktor Gaber.
Komisioni i palës greke ka në përbërje: Spiridos Sfetas, Jakovos Mihailidis i Atanasios Lupa, Nikollaos Zaikos, Aleksandra Joanidu dhe Eftimios Harllavtis.


