Takimi i fundit i punës ndërmjet Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të mbahet sot në ora 18:00 në platformën Zoom, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov.
“Për rezultatin e negociatave do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka shkruar Nedelkov.