Sot në Gjykatën Penale është caktuar gjykimi për sulmin mbi ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ngjarjet në Kuvend në natën e 27 prillit.
Prokuroria publike në fillim të muajit gusht dorëzoi aktpadi kundër sulmuesit të Shekerinskës, dhe kjo është një nga lëndët e para për sulmet ku u lënduan disa deputetë, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend