eanca duhet të fillojë në ora 13 dhe duhet ta udhëheq kryetari në largim, Trajko Veljanoski.
Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave.
Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve e konfiromon numrin e deputetëve të zgjedhur prezent.
Kuvendi mund të konstituohet nëse në seancë marrin pjesë shumica e deputetëve të zgjedhur, ndërsa pasi që të konfirmohet kuorumi, zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit për verifikim të Kuvendit, të cilët do t’i verifikojnë mandatet. Kuvendi nga rardhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit.
Përbërja e re e Kuvendit do të ketë 62 deputetë të ri dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të përzgjedhur nga populli edhe në përbërje tjera.
Data 19.03.2026
Aktuale
- Filipçe: Nuk do të lejoj përçarjen e LSDM-së
- Droga në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, policia jep detaje: Kanabisi i kultivuar në dy ambiente! Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së
- (VIDEO) VLEN: Procesi i unifikimit ka nisur edhe nuk ndalet
- Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabis në banesë, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa
- (VIDEO) Vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 436 denarë
- FOTO/ Zbulohet ‘ferma e barit’, gjenden rreth 4 mijë rrënjë kanabisi brenda magazinës! Dyshohet se i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës
- Shoqata “Ensar” përfundoi me sukses aktivitetet e saj gjatë muajit të Ramazanit 2026 / 1447
- EKSKLUZIVE: Dokumentari për Özdemir Bayraktar vjen në TV SHENJA dhe TV ERA!

