Sot është dita e fundit për paraqitje të tatimit vjetor për persona fizik. Nga DAP informojnë se deri tani janë dorzuar gjithsej 334.360 paraqitje, kurse deri në mbrëmje të ditës së sotme pritet të dorzohen dhe 100.000 paraqitje.
Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve deklarimi i të ardhurave mund të bëhet edhe në Komunën Qendër, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, dhe Aerodrom.Paraqitjet mund të bëhen dhe në mënyrë elektroike, transmeton Almakos.
Për ata që nuk do të paraqesin tatimet në bazë të ligjit parashihet që të paguajnë dënim në shumë nga 100 deri më 200 euro.
Ky është viti i fundit që qytetarët janë të obliguar vetë t’i paraqesin të hyrat e tyre për tatim, sepse nga viti i ardhshëm fletëparaqitjet do t’i plotësojë në mënyrë direkte DAP-i, ndërsa obligim i vetëm i qytetarëve do të jetë konfirmimi për të njëjtat./Almakos