Në shkollat e mesme publike në Maqedoni sot do të realizohet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim në vit të parë në vitin shkollor 2017/2018, ndërsa rezultatet për regjistrim të nxënësve do të publikohen ditën e ardhshme, 6 korrik. Në afatin e parë të paraqitjes në qershor, të realizuar në datat 28 dhe 29 të muajit të kaluar, nga 17.179 të paraqiturit, janë pranuar 11.205 nxënës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se vende të lira në paraqitjen e dytë në afatin e parë ka për gjithsej 24.529 nxënës në shkollat e mesme publike në gjithë komunat në Republikën e Maqedonisë, edhe pse, siç paraprakisht u publikua, regjistrimi në disa shkolla ka përfunduar në paraqitjen e parë të qershorit, kryesisht nëpër gjimnaze dhe në drejtimin profesional të mjekësisë.

