Me iniciativë të Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, sonte do të mbahet takim të liderëve të partive politike që japin përkrahje referendumit që do të mbahet më 30 shtator dhe proceseve që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Temë e takimit të sontëm është referendumi dhe qëllimi më i rëndësishëm politik – shtetëror: rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet prej të cilave varet ardhmëria e shtetit dhe të gjithë qytetarëve, kumtojnë nga LSDM.
Takimi do të mbahet në “Holiady Inn” në Shkup, me fillim në ora 20:00.

