Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sonte në ZigZag në Tv Art do të flasë për vendimet e fundit që BDI-ja i mori për refuzimin e qeverisë me VMRO-në, pjesëmarrjen në takim me Presidentin jo legjitim si dhe bashkëpunimin me partitë tjera si LSDM dhe partitë politike shqiptare.
A do të hyje në qeveri me LSDM-në dhe Aleancën për Shqiptarët.
Pse shkoi te Ivanovi kur nuk e njeh si president.
Nëse Zaev nuk formon qeverinë a do të merr mandatin Ahmeti.
Të gjitha këto sonte mund t’i dëgjoni nga Ahmeti sonte në ora 20.30 në ZigZag.