Sonte në emisionin Pressing në T7, prej orës 20:30 flasin Lutfi Haziri nga LDK’ja, Blerim Latifi nga PDK’ja dhe Ardian Gjini nga AAK’ja.
Me përfaqësuesit e tri partive do të analizohen listat zgjedhore që u publikuan të plotë gjatë fundjavës.
Pse akoma ka njerëz me aktakuza të kandiduar për deputetë?
Pse PDK’ja e vonoi listën e saj zgjedhore dhe a patën probleme gjatë formulimit të saj?
Si e mori e sapoantarësuara Eliza Hoxha numrin në parti dhe cfarë pritje ka PDK’ja nga të aderuarit, që vijnë nga Shoë Biz-i?
Pse vendosi filozofi Blerim Latifi që të hyjë në garë për deputet?
Ndërkaq Haziri tregon pse nuk u fut në listë Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Kë e la jashtë e kujt i dha përparësi në listë LDK’ja?
Si u caktuan listat dhe kush i radhiti kandidatët me numrat përkatës të tri partive?
Për këto dhe shumë pyetje të tjera ndiqeni sonte nga ora 20:30 deri në orën 23:00, emisionin Pressing në T7. /Express/




