Realisht është që vitin e ardhshëm gjatë kryesimit të Bullgarisë me
Këshillin e Bashkimit Evropian të zvogëlohet çmimi i roamingut me Maqedoninë dhe me shtetet tjera nga Ballkani Perëndimor, vlerësoi ministri i Transportit , Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve, Ivajlo Moskovski.
Siç sqaroi, Bullgaria ka përgatitur memorandum me të gjitha shtetet nga Ballkani Perëndimor për zvogëlimin e çmimeve në roaming. Ato janë memorandume në nivel shtetëror, e jo evropian, e të cilat do të japin “dritë të gjelbër” që operatorët t’i zvogëlojnë çmimet për bisedë, porosi dhe internet në roaming, transmetoin DPA.
Moskovski në fillim të muajit deklaroi se pret që deri nga fundi i vitit operatorët të nënshkruajnë marrëveshje, duke i cilësuar si të tmerrshme çmimet e tanishme prej 6-7 levë për një minutë me Maqedoninë, Bosnjë e Hercegovinën dose Serbinë.
Paralajmërimet nga Sofja për zvogëlimin e çmimeve do të jetë iniciativa e dytë konrete në atë drejtim për rajonin. Tre vite me radhë në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë janë zvogëluar çmimet në roaming mes Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Ende aktive zjarret në fshatin Viniçe dhe në Kozhuf
- EMRAT/ E rrëmbyen dhe më pas e vranë, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim për ekzekutimin e Renis Dobrës
- Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell
- Pa rrymë disa pjesë të Butelit dhe Kisella Vodës
- Osmani: Të mos më dërgojnë emisarë nga mafia e ndërtimit, do ta çrrënjos korrupsionin në komunë
- BDI: Zgjidhja nuk janë akuzat politike, por vetingu dhe sundimi i ligjit
- Mbi 400 këngëtarë dhe artistë nga e gjithë bota bojkotojnë Izraelin “Jo muzikë për gjenocidin”
- Kërcënoi shefin e qarkullimit të Elbasanit, policia për shoferin e prokurorit të SPAK: Ishte i armatosur, mbante në brez pistoletë dhe…