Kaosi në trafik, me të cilin po ballafaqohen banorët e Butelit do të zgjasë, thotë njeriu i parë i komunës, Velimir Smilevski. Ndërtimi i fazës së dytë të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”, i cili duhet të lidhet me qarkoren, po zhvillohet me ritëm të ngadaltë, sepse linja arrin deri te shtylla elektrike, e cila sipas kryetarit është specifike për ta dislokuar.
“Mendoj se do të zgjasë më shumë, por do ta lëshojmë rrugën “Natanail Kuçevishki”, për vetura në njërin drejtim, për ta ulur frekuentimin në rrugën “Butelska”, tha Velimir Smillevski, kryetar i Butelit.
Përveç, kaosit në komunikacion problem tjetër për banorët dhe për autoritetet e Butelit, paraqesin edhe deponitë e egra. Papërgjegjësia e qytetarëve, por edhe joangazhimi e komunës për t’i sanksionuar personat që hedhin mbeturina, ka kontribuuar që në territorin e Butelit të ketë 10 deponi të egra. Smilevski thotë se gjysma e deponive tashmë janë të pastruar.
“Më shumë se 500 kamionë me mbeturina janë larguar nga komuna dhe mendoj se kjo është një çështje serioze. Gjëja e keqe është se ne pastrojmë, por qytetarët prapë e bëjnë të njëjtën. Për këtë arsye formuam edhe një shërbim kontrollor, i cili tashmë ka filluar të sjellë rezultate pozitive”, tha Smillevski.
Gjobat e Komunës janë shumë të ulëta, rreth 50 euro thotë Smillevski. 90% e dënimeve janë shqiptuar për veturat që janë parkuar në hapësirat e gjelbra, kurse të tjerat janë për personat që kanë hedhur mbeturina të ndryshme. /tv21/