Sllovenia mbështet fuqimisht procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, Sekretari i Shtetit Gašper Dovžan ripohoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur“, thuhet në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme sllovene.