Skender Rexhepi-Zejdi nga Lëvizja BESA në profilin e tij në Facebook, ka goditur liderin e partisë Social Demokrate, Zoran Zaev duke e krahasuar atë me ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin.
“Fenomeni i “tërheqjes një hap mbrapa” e ka kapluar edhe Zaevin. Shkas për këtë siç duket janë ambiciet e tij për pushtet, gjë që është normale, por jo edhe kur ato ambicie padrejtësisht amnistojnë njërën palë të pushtetit deri sot të kriminalizuar (BDI-në) dhe përsëri padrejtësisht ushqejnë frigën nga sulmet e albanofobëve të VMRO-së të cilat edhe rezultojnë që të heshten të drejtat elementare njerëzore të shqiptarëve, të drejta të cilat në vazhdimësi gjatë 26 viteve të kaluara janë anashkaluar nga të gjitha qeveritë deri sot.
Andaj, nëse Zaevi dëshiron të reflektoj reformim politik, ai duhet që edhe realisht t’a dëshmoj ate duke pranuar që për këtë gjendje të mjerrueshme fajtor janë njëjtë VMRO-ja dhe BDI-ja,
Poashtu nëse Zaevi dëshiron të reflektoj ndryshe nga Gruevski, ai duhet të dëshmoj se prioritet për të gjithë qytetarët janë liria, drejtësia, mirëqenia ekonomike,sociale, kulturore dhe arsimore, dhe të gjitha këto të veshura nën petkun e barazisë kombëtare edhe për shqiptarët në nivel shtetëror.
Këto parime duhet të jenë të panegocueshme sepse janë jetike për qytetarët shqiptarë të këtij shteti.”, shkroi Skender Rexhepi-Zejdi në llogarinë e tij në Facebook.