Deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi në dalje nga Kuvendi ka deklaruar se me Kastriot Rexhepin ka katër vite që nuk ka komunikim.
Ai tha se deri në orën 00:00 të bie kjo qeveri.
“E mira është se e kemi ditur se njerëzit që tradhtojnë një herë do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë. Ne do presim prej atyre që bartin procesin të gjejnë ndonjë, besojmë se do të ketë, afati është deri në mesnatë, gjithçka është e mundur”, u shpreh Zejd Rexhepi, raporton SHENJA.
Zejdi tha se pozicioni i tyre është i njejtë dhe nuk ndryshon.