Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave nga Komuna e Likovës, të dyshuar se kanë përpunuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme mbi 1.300 kilogramë duhan, duke shmangur pagesën e akcizës, raporton Tetovasot.
Sipas MPB-së, N.A. (56) dhe B.A. (59) dyshohen se gjatë vitit 2025 kanë siguruar, përpunuar dhe shitur 1.324 kilogramë duhan në gjethe, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 3.442.400 denarë.
Rasti është proceduar në organet kompetente, ndërsa hetimet vazhdojnë, mëson Tetovasot.



