Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja në Log. News24, nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në sallën e gjyqit në Apel teksa po jepte një vendim për çështje prone.
Lala thotë se në Apel skaneri punon me raste.
Sakaq, shton se te dera e Gjykatës mund të futet kushdo, edhe i armatosur.
Klodiana Lala: Konflikti vazhdonte që nga 1993. Kur nuk merret zgjidhja atëherë çfarë pret policia, SHISH, në një farë mënyrë ka një shkëmbim informacioni dhe bëhet indetikiti. Është bërë ping pong me këtë dosje. Me këtë rast kur ka konflikte duhet një indetikiti për këto persona.
Apeli është e vetmja ku përplasen çështja nga e gjithë Shqipëria. Nuk janë njerëz që janë rrahur shumë me gjykatë. Ardhja e një fluksi kaq të madhe dhe përballja e gjithë rretheve në Tiranë e ndryshon totalisht situatën. Që kur hyn duhet të ketë një kontroll të rreptë. Një herë skaneri punon, ka raste që spunon.