Një skandal me përmasa kombëtare po ndodh në rrjetet sociale, portalet në gjuhën shqipe arijnë kulmin e injorancës. Një lajm me përmbajtje sarkastike në gjuhën maqedone të publikuar me 14.02.2018 nga portali ultra nacionalist Republika Online, është bërë super lajm në portalet shqiptare.
Ky është një skandal i pa parë, meret një lajm sarkastik, humoristik nga rubrika “Dvogled”(që në përkthim dmth Dylbi) , në të cilin lajm (artikull gazetaresk) ultra nacionalalistët maqedon në mënyrë përçmuese e tallin kryemnistrin e tyre, portalet në gjuhën shqipe e marin vetëm një fragment nga shkrimi në fjalë, e nxjerin nga konteksti dhe e bëjnë super lajm, kur në fakt ky është një lajm i rejshëm (Fake News).
Ky jo seriozitet dhe jo profesionalitet i tejkalon gjitha kufitë e etikës gazetareske. Duke vrapuar pas titujve senzacional dhe bombastik për të aritur sa më shumë klikime, e kontaminojmë hapsirën mediatike shqiptare dhe dezinformohet opinioni shqiptarë.
Urojmë që kolegët gazetar në të ardhmen të jenë më vigjilent dhe më të përgjegjshëm gjatë përzgjedhjes dhe publikimit të lajmeve, të paktën të lexojnë deri në fundi artikullin para se ta publikojnë si dhe të konfirmojnë burimin e lajmit./Manastiri Lajm
Për më tepër mund të lexoni artikullin origjinal në gjuhën maqedone të publikuar me 14.02.2018 nga portali ultra nacionalist Republika Online për të vërtetuar origjinën dhe kontekstin e shkrimit në fjalë.
Për të lexuar lajmin origjinal në gjuhën maqedone kliko në linkun: https://republika.mk/883213