Ka plasur skandali i ri në Komunën e Strugës. Ardhja në krye të saj e Ramiz Merkos, ka rikthyer me shpejtësi keqpërdorimet.
Skandal i fundit ka të bëjë me manipulime në dhënien e lejeve për Ndërtim dhe forma e realizimit të tyre. Bëhet fjalë për krim të organizuar mirë nga ana e komunës dhe personave përgjegjës të cilët janë nën diktatin e Merkos.
Fillimisht, në Bregun e Liqenit është nënvizuar një parcelë, ku ka një kohë të gjatë që ndërtohet një objekt që i ngjan Restorantit të Dasmave. Në bazë të bazamentit dhe konsruksionit metalik që përdoret, duket që nuk është në plan të bëhët teren sportive, por Restorant veror me kapacitet për organizimin e dasmave, por mund të bëhet edhe Hotel dhe të ndërtohen edhe dhoma për fletje.
Por, kriminaliteti fillon në fazën e parashtrimit të kërkesës, ku palës i është sugjeruar që të parashtrojë kërkesë për marrje të lejes në emër të “Programit për ndërtim të fushave sportive të hapura dhe të mbyllura me qëllime të shumëfishta” me numër Teknik nr.05/2018 e punuar nga TD NEW VISION SHPK Ohër.
Më pas i është kërkuar të sjellë Fletëpronësinë e vendit se ku planifikon të ndërtojë terenet sportive, gjë që e kanë siguruar nga Agjensioni i Katastarit dhe patundshmërive me nr.1134-1/2018 e datës 26.06.2018.
Kërkesa e parashtruar për ndërtim të objektit sportiv, kryesisht mban koncept tekstual për rregullimin e hapësirës që asesi nuk ndërlidhet me idenë finale, hapjen e Restorant veror dhe përdorimin e të njëjtës për dasma apo Hotel.
Pritet që Prokuroria Publike të del në vendin e ngjarjes për të konstatuar shkeljet e ligjit, inspektorati të verifikojë mashtrimin procedural të dokumentacionit dhe ndërtimin në zonë të mbrojtur nga UNESCO.