Drejtori i Menaxhimit dhe Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka komentuat skandalin e ushqimeve të kontaminuara me salmonelë që u futën nga Porti i Durrësit në tregun shqiptar.
Në emisionin “Open” në Neës24, ai theksoi se AKU ka një rol kontrollues dhe jo bllokues, ndërsa shtoi se sipas tij, ndodhin raste të tilla edhe në vende të tjera.
Ai deklaroi se salmonela ka ardhur nga Brazil dhe se AKU ka ndjekur procedurat e njëjta si ato të Bashkimit Europian, ndërsa shton se nuk ka pasur ankesa nga konsumatorët deri tani.
“Ushqimet e kontaminuara ndodhin edhe në botë. AKU ka rol kontrollues dhe jo bllokues. Produktet janë jetëgjatësi të ndryshme. Në rastin konkret, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit kryen të njëjtat procedura që kryen në vendet e BE-së. Vinte nga Brazili salmonela, sepse është një shpërndarës i mishit në nivel global.
Nuk rezulton se ka sasi të këtij mishi në treg, edhe në gjurmueshmërinë që kemi bërë për subjektet që kanë marrë këtë produkt. 2.6 ton salmonelë mund edhe të jetë konsumuar. Kemi pasur kontakte me Institutit e Shëndetit Publik dhe s’kemi pasur raportime nga konsumatorë”, tha ai.