Javorja “Fokus” kohën e fundit ka shkruar një sërë tekstesh për mënyrën e finansimit të partive politike, duke i vënë theks partisë shqiptare në pushtet BDI. Janë zbuluar disa kompanive të cilat në mënyrë të paligjshme kanë donuar mjete në llogarinë e BDI-së, pasiqë në momentin kur kanë dhënë donacionin kanë pasur kontrata aktive nga tenderat e institucioneve me të cilat udhëheq kjo parti, përcjell Almakos.
Ajo që gazetës Fokus i ka rënë në sy është një kompani belge, e themeluar në fund të vitit 2015, e emërtuar si “Qendra për Përkrahje dhe Zgjidhje MK”, e cila në Maqedoni ka ardhur duke përfituar nga lehtësimet tatimore dhe ndihmat shtetërore.
Kjo kompani më tutje punëson në postin e Menaxherit vëllaun e drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja z. Ariton Fida, i cili paraqitet si personi kyç në këtë kompani për Maqedoninë. Më vonë kjo kompani ka donuar 25.000 Euro në konton e BDI-së si donacion për zgjedhje. Pikërisht ky moment ka hapur shumë pikëpyetje tek mediat maqedonase.
Sipas ekspertëve juridik, mënyra e këtillë e ndërhyrjes tek kompanitë e huaja të cilat vijnë të investojnë në Maqedoni duke shfrytëzuar lehtësimet, paraqet vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korupcion.
“Fokus” më tutje shkruan se për hapjen e kësaj kompanie, opinioni i Maqedonisë nuk u njohtua aspak siç zakonisht ka bërë ish-kryeministri Gruevski me prerjen e shiritave, madje edhe nga disa herë në të njejtën kompani.
Të gjitha këto pyetje për të cilat shkruhet se nuk është dhënë ende përgjigje nga vëllezërit Fida, hapin shumë dilema se në çfarë mënyre ka menaxhuar me agjencinë për investime z. Visar Fida.
Sa raste të tilla ka ku përmes pozitës së drejtorit ndikohen dhe kushtëzohen kompanitë e huaja? Çfarë formash të kushtëzimit dhe shantazhit përdoren? Ku shkojnë dhe në cilat zona investojnë këto kompani të huaja? Vallë a ka investime reale në zonat shqiptare, apo agjencia përdoret vetëm për pasurimin e disa individëve të rrethit misterioz? Këto dilema do të duhet të sqarohen në të ardhmen.
Tekstin e plotë mund ta lexoni tek javorja “Fokus”/Almakos
Data 25.03.2026
Aktuale
- Ish-drejtoresha Mirlinda Karcanaj paraqitet në SPAK! E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI
- BDI: Ivan Stoilkoviç largon pesë shqiptarë me vendim arbitrar
- Mbledhje e Këshillit gjyqësor
- Arrestohet 30-vjeçari në Maliq, lëvizte me automatik në makinë! Ja çfarë iu gjet në banesë
- Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diel
- Çmimi i lartë i naftës, qytetarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit, por ata i ulin, Shqipëria ende pret
- 27 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit
- Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së

