Seksioni hetimor i gjykatës së San Bartolomé de Tirajana, në Gran Canaria, ka akuzuar zyrtarisht mbrojtësin e Real Madridit, Raul Asencio del Rosario, 22 vjeç, dhe ish-shokët e tij të ekipit në ekipin e të rinjve të klubit ‘merengue’, Andres Garcia, Ferran Ruiz dhe Juan Rodriguez, se kanë filmuar dhe shpërndarë video me përmbajtje seksuale në të cilat shfaqeshin dy femra, njëra prej të cilave e mitur (ajo ishte 16 vjeç në atë kohë), pa pëlqimin e e saj.
Në urdhrin që i jep fund fazës së hetimit paraprak dhe kërkon dërgimin në gjyq të katër futbollistëve – të komunikuar nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ishujve Kanarie dhe të raportuar nga agjencia Efe – gjyqtari hetues gjen prova për krime të shumta në këtë çështje. Hipotezat janë: zbulimi i sekreteve pa pëlqim; shkelje e privatësisë; shpërndarja dhe dërgimi i videove te palët e treta pa njoftim për palët e interesuara dhe në dëm të tyre; nxitja e një të miture për qëllime pornografike; dhe posedimin të pornografisë me fëmijë.
Sipas disa mediave lokale, të pandehurit përballen me një dënim deri në 5 vjet burg. Raul Asensio, 22 vjeç, me origjinë nga La Palmas de Gran Canaria, është mbrojtësi i qendrës që vjen nga sektori i të rinjve të Real Madridit dhe debutoi me ekipin e parë në sezonin 2024-2025, duke fituar (falë edhe dëmtimit të rëndë të Eder Militao) një vend titullar.