Kontrata e re për rinovimin e teatrit shqiptar në Shkup është në vlerë prej rreth 1 milionë euro. Kompania italiane “Scentia SRL”, përmes kontratës së fituar në katër sy, pa tender, do ta rinovojë dhe përshtat teatrin i cili duheshe të jetë gati në shtator të vitit të kaluar. Kjo kompani nga Italia biznesin milionësh e fitoi pasi më parë në të njëjtën mënyrë pa thirrje publike ka lidhur kontratë me Teatrin Shqiptarë në vlerë prej 200 mijë euro. Kontratat janë publikuar në Byronë e prokurimeve publike. Italianët do të bëjnë punë ndërtimore- artizanale, instalime hidroteknike dhe makinerie si dhe ndriçim. Megjithatë, në pika të shkurta, kompetentët kanë sqaruar përse kanë vendosur të lidhin kontratë në katër sy.
Gjatë realizimit të punëve ndërtimore, realizuesi i punimeve në takimet e rregullta javore me shkrim informoi për punë të paplanifikuara që patjetër duhet të kryhen, ndërsa të njëjtat nuk janë përfshirë në kontratë. Analiza për llojin dhe sasinë e punës është bërë dhe përshtatur një periudhë më të gjatë mes investitorit, projektuesit, mbikëqyrësit dhe realizuesit- thuhet në kumtesën e Teatrit Shqiptar Shkup.
Përfundimi i rikonstruktimit të Teatrit shqiptarë i tejkaloi të gjitha afatet e dhëna. Saktë para katër viteve, ish kryeministri Nikolla Gruevski, me ministren e atëhershme të kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska dhe me ish zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri e shënuan fillimin e punëve ndërtimore. Ata paralajmëruan se deri në shtator të vitit 2015 objekti do të jetë gati. Kontrata edhe atëherë u bë me një kompani italiane, Lamona Moreda. Kjo kompani falimentoi, ndërsa projekti në vlerë prej 8 milionë euro nuk u përfundua. Megjithatë, 20% e shumës, apo 1 milionë e 600 mijë euro përfunduan në llogarinë e kompanisë italiane edhe pse nuk vendosën asnjë tullë. Në prill të vitit të kaluar ministrja Kançevska-Milevska e paralajmëroi kompaninë e re e cila do ta rinovojë teatrin dhe me optimizëm paralajmëroi se puna do të jetë gati për 6 muaj. Megjithatë edhe ky afat u shkel, ndërsa Teatri shqiptarë pa tender tani e lidhi kontratën e re milionëshe. Tani mbetet e paqartë kush do mbajë përgjegjësi për punën e pakryer por edhe për përzgjedhjen e kompanisë “Lamone Moreda” e cila vetëm pas një viti falimentoi, ndërsa nga vendi pa plotësuar marrëveshjen fitoi mbi një milionë e gjysmë euro.
https://youtu.be/fSPT3E-hikg