Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka suspenduar nga puna policin Abdylfetah Alimi, i cili shpëtoi deputetin Ziadin Sela në sulmin e dhunshëm të huliganëve më 27 prill në Kuvend njofton Almakos. Pjestari i drejtorisë së gjashtë është në mesin e pesë policëve të suspenduar si pjesë e sigurimit të Kuvendit. Përveç se është suspenduar nga puna, Abdylfetah Alimi edhe është rënduar me akuzën se kanë lejuar që huliganëve tu hapen dyert e Kuvendit. “Janë suspenduar vetëm pesë policët të cilët në momentin e hapjes së dyerve nga deputetët Kërste Mukovski dhe Vasilevski nuk e kanë penguar veprimin e tyre”, tha në emisionin e mbrëmshëm “Kod”. Nga ana tjetër, fajtori kryesor të cilin e pati akuzuar edhe vetë ministri Agim Nuhiu, shefi i sigurisë publike, Mitko Çavkov dhe shumë drejtues të lartë policor, përgjegjës për mosreagim më 27 prill kanë ngelur pa u suspenduar. Ndryshe, pjestari i sigurimit të Kuvendit, Abdylfetah Alimi, natën e 27 prillit kishte shpëtuar deputetin Ziadin Sela, duke e fshehur për orë të tëra atë në një zyrë ku edhe është kujdesur për sigurinë e tij. Gjatë asaj kohe edhe vetë Alimi kishte pësuar nga sulmi i huliganëve të cilën e kishin goditur fizikisht atë duke i shkaktuar edhe lëndime fizike./Almakos
Data 07.08.2025
Aktuale
- Nis ndërtimi i urës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, projekti më i madh infrastrukturor në dekada
- Trump njofton se mund të vendosë më shumë tarifa ndaj Kinës, të ngjashme me ato të Indisë, për shkak të naftës ruse
- Për herë të parë, Trump penalizon Putinin
- Zelensky thotë se Rusia duket më e prirur tani për një armëpushim
- Elmazi me strukturat e VLEN-it në Saraj: Së bashku duke ndërtuar rrugën drejt fitores!
- Bajrami: Lagjja Shkumbini, një tjetër zë i qartë për ndryshim!
- VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!
- Bujar Osmani në takim me Forumin e Gruas të Këshillave Vendor: “Teli” & “Luan Haradinaj”