Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përdorur edhe Postën, si mjet për fushatë.
Përmes një letre dërguar nëpër shtëpitë e qytetarëve, BDI-ja i përshëndet dhe u tregon për, siç përmendet në letër, të arriturat e shumëta të qeverisjes së saj.
Ndër këto të arritura përmenden punësimet në administratë, pastaj universutetet ku zhvillohet mësim në gjuhën shqipe, si edhe çështjen e dygjuhësisë në letërnjoftime dhe lëvizjen me këtë dokument në Kosovë dhe Shqipëri, njofton Lajm.
Në fund, BDI-ja kërkon që të vazhdohet të punohet bashkarisht.