Skadon afati prej pesëmbëdhjetë ditë të draft amendamenteve të Kushtetutës deri në Kuvend. Më 19 tetor Kuvendi me dy të tretat e shumicës solli vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Për vendimin votuan edhe tetë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, të cilët më vonë formuan grup të pavarur parlamentar me të cilët kryeministri Zoran Zaev kishte konsultime lidhur me ndryshimet kushtetuese në bazë të kërkesave të tyre.
Në takimin e djeshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tetë deputetëve të grupit të ri parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” është dakorduar që Qeveria deri në mbrëmje ta shndërrojë në tekst atë që është dakorduar gojarisht për ndryshimet kushtetuese në takimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pastaj teksti duhet t’u dorëzohet tetë deputetëve në konsultime dhe pas publikimit të marrëveshjes në publik nga ana e tyre gjatë ditës së nesërme Qeveria në seancë të vërtetojë draft- amendamentet për ndryshim të Kushtetutës konform Marrëveshjes së Prespës. Në takim nuk është e precizuar nëse katër amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar do të inkorporohen në draft- amendamentet që do ti dorëzojë Qeveria deri te Kuvendi, ose do të ngritën si amendamente të amendamenteve.
“Në konsultimin e parë janë dhënë orientime, sot kemi folur për thelbin dhe mendoj se i kemi rrumbullakuar. Mbetet, tani menjëherë pas kësaj deklarate, tërheqjen tonë në Qeveri ta skicojmë gjithë tekstin në projekt-amendamentin i cili i shndërruar në tekst do të dërgohet edhe një herë në konsultim dhe besoj se deri në fund të ditës i konfirmuar nga grupi i ri i deputetëve me qëllim që nesër Qeveria e RM-së në seancë qeveritare t’i konfirmojë projekt-amendamentet”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit.
Kur do të konfirmohet, shtoi, unë si përfaqësuesi i Qeverisë duke i publikuar draft-amendamentet do ta theksoj ku dhe çka është sendërtuar.
“Një pjesë do të sendërtohet në Kodin kushtetues, një pjesë do të instalohet në vetë shpalljen të amendamenteve kushtetuese, kështu që besoj se kemi zgjidhje. Tani mbetet që të shndërrojmë këtë në fjali dhe se deri më tani vetëm kemi diskutuar, skicuar me stilolaps dhe ngjashëm, tani ta shndërrojmë në një tekst, ta shohin përfundimisht këtë tekst dhe të japin konfirmim final se është kjo kështu. Unë besoj se besimin i tyre që i ka udhëhequr të zhvlerësohen, inkurajohen dhe votojnë është me qëllim dhe sot e pash thelbin e kësaj arsye. Mua më vjen shumë mirë që pikërisht kjo arsye dhe sendërtimi i tyre në vetë amendamentet kushtetuese deformon edhe një dilemë e cila ka ekzistuar gjithë kohën dhe gjatë fushatës për referendum, para fushatës, pas nënshkrimit të marrëveshjes, e ajo se e konfirmojmë identitetin maqedonas”, tha Zaev.

