Edhe dhjetë ditë zgjat mundësia për aplikim të Thirrjes publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit të ri më të mirë” për vitin 2017, mirënjohje që e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Thirrja publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017 është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme shkencore. Të interesuarit, dokumentet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri te Kabineti i presidentit të RM-së. Kusht për konkurrimin e të interesuarve është që të kenë të marrë çmim ose mirënjohje për punë shkencore-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencore-hulumtuese të publikohen dhe zbatueshmëri e rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin 2017. Ndarja e mirënjohjes “Shkencëtari më i mirë i ri”, në iniciativë të presidentit Ivanov, ka për qëllim ta nxitë zhvillimin dhe t’i stimulojë investimet në shkencë, t’i mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin e ri shkencor, por edhe t’i shpërblejë arritjet e larta shkencore. Aplikimi për pjesëmarrje të thirrjes publike duhet të mbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2017 me të cilat konkurrohet (në një kopje të shtypur dhe një elektronike – CD) dhe dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale