Alsat 2019-11-27T16:57:37+01:00
Nuk ka më vaksina pa pagesë për kategoritë e rrezikuara, si të moshuarit mbi 65 vjeç, shtatzënat, të sëmurët kronik. 28.000 dozat e siguruara nga ministria e Shëndetësisë këtë vit janë harxhuar në kohë rekord, ndërsa kanë arritur të vaksinohen vetëm qytetarët të cilët kanë caktuar termine përmes mjekut amë shumë herët. Ministria e Shëndetësisë do të ndajë buxhet shtesë për vaksina pa pagesë kundër gripit sezonal, si dhe do të pret donacionin e paralajmëruar nga SHBA për furnizim me vaksina. Megjithatë deri më tash nuk dihet se kur vaksinat do të arrijnë nëpër Qendrat e Shëndetit Publik si dhe nëpër Poliklinika me qëllim që të jenë të disponueshme për qytetarët.
Vaksinimi në tre punktet tona, filloi të premten dhe të hënën, të martën numri i vaksinave të dhëna ishte 170 të cilat u caktuan brenda 10 minutash. I lartë është numri i qytetarëve për tu kënaqur nevojat. Në bazë ditore ajo i bie rreth 70 vaksina, ky numër edhe dje u përmbush dmth mbi 200 ka kaluar për tre ditë. Ne i krijuam terminet në bazë të asaj sasie të vaksinave që posedonim, ndërsa dje na njoftuan nga ministria se do të merren vaksina shtesë si donacione nga Amerika”-tha Viktor Isjanovski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup.
Loading…




